Hendbollistet e Istogut kanë kaluar në finalen e Kupës së Kosovës pasi në gjysmëfinalen e dytë, kanë triumfuar ndaj Vushtrrisë. Istogu fitoi me rezultatin 30:21 të premten dhe kështu u plasua në finale, ku të shtunën do të përballet me Prishtinën.
Esma Muratoviq shënoi 11 gola, ndërsa kapitenia Albina Rugova shtoi pesë tjerë për ekipin Istogun. Te Vushtrria, u dalluan Lorena Matarova me gjashtë gola kurse kapitenia Shqipe Tahiri i realizoi pesë gola.
Vushtrria, vikendin e kaluar e fitoi titullin e kampionit të Kosovës, duke mposhtur në finale të plejofit pikërisht Istogun.
Artikuj të ngjashëm