Ardian Ismajli pritet t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit.
Përzgjedhësi Sylvinho pritet ta lë jashtë listës Ismajlin.
Mbrojtësi i Empolit u lëndua në ndeshjen e fundit në Serie A kundër Milanit.
Empoli ka bërë të ditur se Ismajli e ka lënduar muskulin e kofshës së djathtë. Ai u detyrua të largohej nga fusha në fund të pjesës së parë.
Shkaku i lëndimit, Ismajli do t’i mungojë edhe Empolit në ndeshjen kampionale kundër Bolognas që luhet të premten mbrëma.
Edhe
Ismajli largohet nga grumbullimi i Shqipërisë
Shqipëria të hënën do ta nis grumbullimin për dy ndeshjet miqësore, me Kilin dhe Suedinë.
Miqësoren me Kilin, Shqipëria e luan më 22 mars në Itali, ndërsa tri ditë më vonë do të përballet me Suedinë në Stokholm. Listën Sylvinho do ta publikojë të premten.