Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Islanda s'arrin të mbledhë gjithë yjtë për ndeshjen me Kosovën

Shumë emra të rinj janë përfshirë në përfaqësuesen e Islandës në futboll për ndeshjen eliminatore ndaj Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Përzgjedhësi i Islandës, Heimir Hallgrimsson, të premten, ka publikuar listën me emrat e 24 lojtarëve në të cilët llogaritë për ndeshjen me Kosovën që luhet më 24 mars në Shkodër dhe për atë miqësore me Irlandën, që luhet më 28 mars në Dublin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesja e Islandës do të nisë të hënën përgatitjet për ndeshjen e së premtes që luhet në "Loro Boriçi". Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ende nuk ka bërë publike listën me emrat e lojtarëve për ndeshjen e pestë eliminatore për botërorin "Rusia 2018".

Mediat islandeze kanë njoftuar se Islandës për ndeshjen me Kosovën i mungojnë për shkak të lëndimeve Alfred Finnbogason, Birkir Bjarnason, Johann Berg Gudmundsson, Theodor Elmar Bjarnason, dhe Kolbeinn Sigporsson. Finnbogason, Bjarnason dhe Gudmundsson janë prej lojtarëve kryesorë të Islandës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.