Telashet me të cilat përballen përfaqësueset e vendeve të vogla janë tashmë çështje edhe për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Numri jo i madh i lojtarëve cilësorë në dispozicion shpeshherë vë në vështirësi përzgjedhësit e përfaqësueseve të vogla.
Kjo pasi, ndër të tjera, detyrohen të ftojnë edhe lojtarë që nuk kalojnë formën më të mirë në klubet e tyre. Ka raste jo të pakta kur në përfaqësuese ftohen, luajnë rregullisht dhe janë shumë të rëndësishëm lojtarë që në klubet e tyre nuk aktivizohen thuajse fare, shkruan sot Koha Ditore.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, të hënën ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen eliminatore me Islandën që luhet të premten në Shkodër. Në listën e Bunjakit ka emra të lojtarëve që po kalojnë ditë të vështira në klubet e tyre.
Natyrisht ka edhe emra të lojtarëve që janë në formë të lartë dhe vendimtarë te skuadrat e tyre. Por me shumë gjasa në formacionin bazë pritet të zërë vend ndonjë lojtar që në klub nuk ka periudhë komode. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Plot 11 lojtarë nga ndeshja e kaluar me Kroacinë, nuk janë në përfaqësuese
-
Kosova mburrej se ka lojtarë për tri përfaqësuese, tani mezi po e formon një
-
Bunjaki përballet me gjendjen më të vështirë para fazës së ngjeshur
-
Bunjaki do t'u mbajë test fizik reprezentuesve
-
Bunjaki pret të befasojë befasinë e Evropianit