Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka respekt për përfaqësuesen e Islandës, por jo edhe frikë. Ai në konferencën e mbajtur të hënën në Prishtinë, ku edhe publikoi listën me emrat e 23 lojtarëve për ndeshjen e 24 marsit kundër Islandës, pranoi se Islanda është dukshëm më e përgatitur se Kosova.
Numëroi edhe disa faktorë, por tha se për ekipin që drejton ka ardhur koha për fitore. Kosova të premten në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër do ta presë Islandën, në kuadër të xhiros së pestë të eliminatoreve për Botërorin 2018 - Grupi I.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBunjaki ka theksuar se kundër Islandës nuk do të ketë shumë raste siç ka pasur në katër ndeshjet e para. Për këtë ai ka porositur futbollistët e tij që do ta kenë mundësinë të luajnë kundër Islandës, t'i shfrytëzojnë ato në maksimum. Në ndeshjet e kaluara Kosova krijoi shumë raste, goditi disa herë shtyllën, por shënoi vetëm një gol nga penalltia. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.