Përfaqësuesja e Islandës në futboll është duke u përgatitur në Parma të Italisë për ndeshjen me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.
Të mërkurën (sot) islandezët do të kalojnë Adriatikun për t'u vendosur në Shkodër, ku të premten mbrëma luhet ndeshja eliminatore për botërorin e futbollit "Rusia 2018".
Islanda, që u paraqit fuqishëm në "Euro 2016", është grumbulluar pa katër prej lojtarëve kryesorë që janë të lënduar.
Po ashtu temë në mediat islandeze që prej të premtes është bërë konsumimi i alkoolit nga një lojtar në grumbullimin e kaluar, para ndeshjes me Kroacinë, të luajtur në nëntor. Kjo po vlerësohet të mos ndikojë në atmosferën në përfaqësuese para ndeshjes së rëndësishme. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.