Boksieri amerikan, Eric Molina, është suspenduar për dy vjet pasi ka dal pozitiv në testimet për doping, pas ndeshjes me kampionin e botës Anthony Joshua në dhjetor të vitit 2016.
26-vjeçari ka pasur rezultate pozitive në substancën e ndaluar ‘dexamethasone’. Kjo substancë është e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping.
Molina ishte mposhtur në raundin e tretë nga Joshua që kishte arritur të mbrojë titullin IBF në Manchester.
Suspendimi i Molinas nis më 28 tetor 2017 dhe zgjat deri më 27 tetor 2019.
Artikuj të ngjashëm