Ish-mësuesi, Jeff Horn ka shokuar botën e boksit duke e mposhtur kampionin Manny Pacquiao për të fituar titullin e botës WBO në pesha të lehta me vendim unanim të gjyqtarëve, shkruan BBC.
Tre gjyqtarët i dhanë fitoren boksierit australian me rezultat 117-111, 115-113, 115-113 në meçin që u zhvillua në Lang Park, Brisbane, transmeton Koha.net.
Pacquiao pasi mësoi rezultatin e takimit tha se e respekton vendimin e gjyqtarëve.
“Ky është vendimi i gjyqtarëve dhe e respektoj atë”, është shprehur pas takimit 38 vjeçari.
Filipinasi, tetë herë kampion bote, tani ka humbur katër nga nëntë ndeshjet e tij të fundit.
Më poshtë keni meçin e plotë.