Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rikonfirmohet humbja kontestuar e Pacquiaos

Humbja befasuese e ish-kampionit Manny Pacquiao nga Jeff Horn është rikonfirmuar nga gjyqtarë të WBO-së – të cilët kanë vendosur të njëjtin rezultat.

Pacquiao ishte rrahur keq nga 29-vjeçari Horn, i cili fitoi titullin e parë të botës.

Filipinasi 38-vjeçar, kërkoi nga WBO-ja që të rishikonte ndeshjen, pasi sipas tij, gjyqtarët ia kishin bërë me hile.

WBO-ja ka kërkuar nga disa gjyqtarë që të analizonin ndeshjen dhe kanë gjetur se “Pacquiao fitoi pesë raundet e para, derisa Horni fitoi shtatë raunde”.

Pesë “gjyqtarët anonimë nga disa shtete të ndryshme” kanë shikuar ndeshjen pa zë, ka njoftuar WBO-ja.

Edhe Arrihet marrëveshja, Mayweather do të përballet me Pacquiaon më 19 shtator Luftarake 5 muaj më parë Arrihet marrëveshja, Mayweather do të përballet me Pacquiaon më 19 shtator

WBO ka njoftuar se analizat janë bërë për hir të transparencës pasi nuk ka fuqi për ta kthyer vendimin origjinal të gjyqtarëve.

“Mund të revokohet [fitorja] kur ka mashtrim apo thyerje të rregulloreve, raste të cilat nuk kanë ndodhur në këtë meç”, ka thënë zëdhënësi i WBO-së.