Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pacquiao tërhiqet nga rimeçi me Hornin

Ish-kampioni i botës në boks, filipinasi Manny Pacquiao është tërhequr nga rimeçi me australianin Jeff Horn, për shkak të angazhimeve që ka në nëntor.

Horn kishte befasuar Pacquiaon në korrik, duke ia rrëmbyer titullin e botës në versionin WBO, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte paraparë që rimeçi mes tyre të mbahet më 12 nëntor, raporton "BBC". Meçi ishte paraparë të mbahej në Brisbane të Australisë, vend ku Horn triumfoi në korrik me vendim unanim.

Qeveria shtetërore e Queenslandit, që është mbështetëse financiare e luftës, ka thënë se do të përkrahë mbrojtjen e titullit të Hornit, pavarësisht se kush do të jetë kundërshtar. Pacquiao, tash senator në Filipine, kishte njoftuar planet e tij për t'u tërhequr nga boksi vitin e kaluar për të ndjekur ambiciet e tij politike.