Ish-kampioni olimpik në not Cameron van der Burgh ka thënë se është duke luftuar me koronavirusin e ri në dy javët e fundit dhe ka insistuar se sportistët që vazhdojnë të stërviten për Lojërat Olimpike në Tokio po ekspozojnë veten ndaj rreziqeve të panevojshme.
Van der Burgh fitoi medaljen e artë në 100 metra bretkosë në Lojërat Olimpike në Londër në vitin 2012 dhe të argjendtën katër vite më vonë në Rio para se të tërhiqej nga sporti në vitin 2018.
Ai ka thënë se ndonëse simptomat më të rënda nga virusi i kanë kaluar, ai ende ndjen lodhjen nëse merret me aktivitet fizik.
“Unë kam luftuar me COVID-19 për 14 ditë. Dukshëm virusi më i keq që kam pasur, ndonëse jam individ i shëndetshëm me mushkëri të forta, pasi jam marrë me sport e nuk kam pirë duhan, po ashtu kam bërë një stil të shëndetshëm të jetës. Ndonëse simptomat më të rënda janë zbutur, ende po kam lodhje dhe po ashtu kollë. Çdo aktivitet fizik, si ecja për shembull, më lodhë dhe më duhet të pushojë me orë për të marrë veten”, ka shkruar jug-afrikani në Twitter, transmeton Koha.net. “Sportistët do të vazhdojnë të stërviten pasi nuk ka qartësi sa i përket Lojërave Olimpike. Por, ata po e ekspozojnë veten ndaj një rreziku të panevojshëm”.
-
Derisa sportet pritet të rifillojnë, sportistët rrezikojnë shëndetin
-
De Bruyne frikësohet se mund të jetë prekur nga koronavirusi
-
Thorpe: Sportistët s’duhet ta rrezikojnë shëndetin për Lojërat Olimpike
-
Lyles thotë se rezultoi pozitiv me COVID-19
-
Rasti i parë me koronavirus në Paris, izolohet sportisti