Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derisa sportet pritet të rifillojnë, sportistët rrezikojnë shëndetin

Kathleen Baker, 23-vjeçare, medaliste e artë olimpike në not, filloi të mbajë maskën në aeroplan shumë kohë para përhapjes së koronavirusit, për të shmangur sëmundjet kontraktuese që për të veçanërisht janë të rënda, për shkak se vuan nga sëmundja e Crohnit, që shkakton inflamacion në sistemin e tretjes.

Jordan Morris, 25-vjeçar, futbollist i Seattle Sounders dhe i Përfaqësueses së SHBA-ve, mban monitorues të sheqerit në gjak në dorën e tij – madje edhe në fushë – për ta përcjellë gjendjen pasi vuan nga Tipi 1 i diabetit.

Dhe Dusty Baker, ish-lojtar dhe tani trajner i Houston Astros, u ka rezistuar disa komplikimeve shëndetësore, kancerit në prostatë, hipertensionit, Tipit 2 të diabetit dhe rrahjeve të çrregullta të zemrës dhe një sulmi të vogël.

Ata i kanë menaxhuar kushtet e përmendura shëndetësore për të gëzuar karriera të suksesshme në sporte. Por tani, me koronavirusin që ndikon tek ata që kanë probleme të tilla, rreziqet e tyre personale dhe të shumë sportistëve të tjerë dhe anëtarëve të stafeve të ekipeve mund të ngrihen me rifillimin gradual të Amerikës, që ushqen me nxitim rikthimin e sporteve.

Ligat e sporteve janë duke përgatitur plane për t’u rikthyer në fusha për ta shpëtuar edhe anën ekonomike dhe për t’u sjellë tifozëve kënaqësinë e ndeshjeve drejtpërdrejt në televizor.

Edhe Lojtarët janë të shqetësuar për rifillimin e Premier Leagues Sport Lojtarët janë të shqetësuar për rifillimin e Premier Leagues

Në mungesë të vaksinës apo imunitetit të përhapur, çdo rikthim në fushë mund të luajë rol në rrezikimin shtesë për sportistët dhe zyrtarët.

Dhe, shumë prej tyre janë duke balancuar ekspozimin ndaj koronavirusit dhe nevojave të tyre shëndetësore kundër zellit për të luajtur.

“Është e frikshme për të gjithë”, ka thënë Morris pasi mori pjesë në një praktikë vullnetare për distancë sociale që filloi këtë javë në gjithë “Major League Soccer”, e cila planifikon ta rifillojë sezonin më së largu muajin e ardhshëm.

“E panjohura e koronavirusit dhe ka kaq shumë të panjohura, si ajo se kur do të vijë vaksina dhe gjëra të ngjashme”, vazhdoi Morris. “Pa dyshim se aty është ndjenja themelore e pasigurisë”.

Edhe Një hulumtim tregon se sportistët rrezikojnë më tepër që t’u përhapet koronavirusi në mushkëri Sport Një hulumtim tregon se sportistët rrezikojnë më tepër që t’u përhapet koronavirusi në mushkëri

Të premten, lidhjet që i përfaqësojnë sportistët e ekipeve sportive elitare në Amerikën Jugore janë ende në negociata të veçanta të planeve për rikthimin e lojërave.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë se njerëzit e moshave 65-vjeçare e më të vjetër me gjendje të problemeve shëndetësore të sëmundjeve përcjellëse “mund të kenë rrezikim më të madh për sëmundje të rëndë” nga koronavirusi.