Njëri nga notuesit më të mirë të botës, ish-rekordmeni olimpik, Ian Thorpe ka paralajmëruar sportistët që të vendosin shëndetin para ëndrrës olimpike, pasi koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në tërë botën.
Australiani Thorpe që ka fituar 5 medalje olimpike, duke folur për Reutersin ka thënë është brengosur për sportistët të cilët në kërkim të lavdisë mund të zgjedhin të garojnë në Olimpiadën e Tokyos, edhe nëse organizatorët do ta mbajnë atë, pavarësisht rrezikut të madh nga virusi fatal, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë mërkurën, anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Dick Pound tha se organizatorët e Olimpiadës së Tokyos janë gati të anulojmë Lojërat Olimpike, nëse koronavirusi zhvillohet në një pandemi të rëndë.
"Vendimi nëse duhet të marrin pjesë apo jo, u takon vetë sportistëve, por gjithsesi se ata duhet ta kenë primar shëndetin e tyre. Ky virus duhet marrë seriozisht, pasi është dy herë e gjysmë më infektues se një grip i zakonshëm”, ka thënë Thorpe duke i paralajmëruar sportistët që të mendojnë mirë për pjesëmarrjen, nëse virusi merr përmasa të mëdha të përhapjes.