Dikur ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Juventusit dhe të përfaqësueses së Zvicrës. Ka luajtur edhe për klubet zvicerane Luzern U21 dhe Kriens, por nga e mërkura e 10 gushtit, Çëndrim Kameraj, është futbollist i Dukagjinit.
Klubi nga Klina e ka prezantuar mesfushorin 23-vjeçar i cili do ta bartë fanellën e Dukagjinit në sezonin 2022/2023.
“Mesfushori Kameraj vjen nga liga e dytë zvicerane. Ai sezonin e kaluar është paraqitur te klubi SC Kriens. Çnderimi dikur ka qenë pjesë e grup-moshave të Juventusit, ka zhvilluar ndeshje edhe me grup-moshat e Zvicrës, për të kaluar më pas edhe te Përfaqësuesja jonë U21, ku ishte grumbulluar dy herë”, ka shkruar Dukagjini në Facebook.
Kameraj që është nga rrethi i Klinës, gjatë karrierës së tij ka pasur probleme me lëndime.
-
Kameraj do të largohet nga Dukagjini
-
Stërviti me Ronaldon, tani Kameraj punon në ndërtimtari
-
Kameraj shpreson që përvoja e fituar te Juventusi t’i shërbejë te Dukagjini
-
Talenti i dikurshëm i Juventusit rifillon karrierën në kategorinë e dytë zvicerane
-
Test i vështirë për Dukagjinin në Ligën e Konferencës