Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kameraj do të largohet nga Dukagjini

Futbollisti i krahut të djathtë, Çëndrim Kameraj, do të largohet nga skuadra e Dukagjinit të Klinës.

Kameraj, 24-vjeçar, nuk do ta vazhdojë kontratën me skuadrën klinase, ka mësuar KOHA të premten.

Ai në edicionin që përfundoi zhvilloi 25 ndeshje në të gjitha garat.

Ishte i përfshirë edhe në të katër ndeshjet që Dukagjini i zhvilloi në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Dukagjini në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës e eliminoi FC Europan e Gjibraltarit me rezultatin e përgjithshëm, 5:3.

Edhe Kameraj shpreson që përvoja e fituar te Juventusi t’i shërbejë te Dukagjini Sport Kameraj shpreson që përvoja e fituar te Juventusi t’i shërbejë te Dukagjini

U eliminua nga Rijeka kroate, me rezultatin e përgjithshëm 7:1, në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kameraj karrierën e nisi në futbollin zviceran, te të rinjtë e Luzernit, ndërsa më pas ishte pjesë edhe Juventusit U19 e U23.

Pati rastin të stërvitet edhe me yjet e ekipit të parë të Juventusit, prej tyre edhe me Cristiano Ronaldon.

Pati lëndim të rëndë në gju. Para transferimit te Dukagjini i Klinës, luajti edhe me Luganon e Kriensin në Zvicër.

Edhe Stërviti me Ronaldon, tani Kameraj punon në ndërtimtari Futboll Stërviti me Ronaldon, tani Kameraj punon në ndërtimtari

Te Dukagjini ishte transferuar në fillim të edicionit të kaluar.

Dukagjini ditë më parë njoftoi edhe për largimin e Ahmed Januzit dhe Dior Zabërgjës