Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka pohuar se klubi së shpejti do të njoftojë për vazhdimin e kontratës me Iscon.
Mesfushori që po kalon në top-fomë ishte synim i Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, por në sezonin e fundit ai ka gjetur vend në formacionin bazë të Realit.
“Isco erdhi këtu kur ishte i ri dhe i duhet të përmirësohet. Ai është duke luajtur ashtu siç besonim se do të luante. Shumë shpejt do të njoftojmë për vazhdimin e kontratës me të, e cila është punë e kryer”, ka thënë Perez.