Ylli i Real Madridit, Isco, sipas mediumit “Diario AS”, e ka refuzuar ofertën për t’iu bashkuar Sevillas në muajin janar si i huazuar.
Për spanjollin është folur shumë se do të largohet nga kampioni i La Ligës spanjolle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-ylli i Malagas ka luajtur në vetëm tri ndeshje si titullar deri tani këtë sezon, ndërsa kontrata e tij me Real Madridin përfundon në qershor të vitit 2022.
Evertoni ka qenë një prej ekipeve më të interesuara për të, madje u tha se për të është i gatshëm t’i shpenzojë 25 milionë euro në vitin 2021.