Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco kërkon largimin

Mesfushori i Real Madridit, Isco, dëshiron të largohet nga klubi.

Sipas mediave spanjolle, futbollisti i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të qëndrojë në Madrid.

Madje mesfushori spanjoll ka kërkuar që të largohet në fund të këtij edicioni.

Isco është shprehur i pakënaqur me situatën e tij te “Mbretërit”, pasi nuk ka gjetur hapësira në formacionin bazë.

Këtë sezon 28-vjeçari ka luajtur vetëm 372 minuta në La Liga.