Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco kërkon largimin nga Reali

Mesfushori i Real Madridit, Isco mund të bëjë një lëvize të papritur në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sipas mediave spanjolle, lojtari ka kërkuar të largohet në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

28-vjeçari u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron ta provoj veten në ndonjë ligë tjetër evropiane.

Interesim për mesfushorin madrilen kanë shprehur Arsenali dhe Juventusi.

Isco ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022.