Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco ia siguron fitoren Betisit

Isco ka shënuar gol në minutën e 93-të për fitoren e Betisit.

Betisi të dielën në xhiron e 11-të të La Ligas fitoi 2:1 ndaj Osasunas. Willian Jose shënoi golin e parë për vendasit në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë.

Ruben Garcia barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 85-të, para se Isco të shënonte golin e fitores në minutat shtesë.

Për mesfushorin me përvojë ishte goli i dytë i edicionit.

Betisi është i shtati me 17 pikë. Osasuna renditet e 11-ta me 13 pikë.