Mesfushori spanjoll Isco, është pranë largimit nga Real Madridi.
Sipas mediave spanjolle 26-vjeçari ka vendosur t’i japë fund aventurës me madrilenët gjatë verës, transmeton KTV.
Isco nuk po gjen hapësira në formacionin e trajnerit Santiago Solari, ku ka zhvilluar vetëm 210 minuta lojë këtë sezon.
Për mesfushorin spanjoll, interesim kanë shprehur skuadrat nga Premierliga si Chelsea dhe Manchester City.
Isco ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2022.