Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Irlanda e Veriut vazhdon serinë pa fitore

Irlanda e Veriut nuk ia ka dalë të fitojë as në ndeshjen e saj të 12-të në Ligën e Kombeve.

Ajo barazoi pa gola të dielën në udhëtim ndaj Qipros. Ndeshja e luajtur në Larnaca i ka takuar Grupit të dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Për Irlandën e Veriut është barazimi i katërt, ndërsa ka edhe nëntë humbje në garën e organizuar nga UEFA. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Kosova dhe Greqia.

Është edicioni i tretë i Ligës së Kombeve.