Nga momenti kur Sardar Azmoun doli në skenën e përfaqësueses dhe seleksionuesi i Iranit, Carlos Queiroz, e krahasoi atë me sulmuesin e famshëm Ruud van Nistelrooy, presioni ka qenë te sulmuesi i ri për të mbajtur shpresat e shtetit të Lindjes së Mesme dhe për ta dërguar atë drejt territoreve të papërshkuara.
Kthimi i Azmounit dhe realizimi mbresëlënës kundër Katarit në fazën e grupeve të Kupës së Azisë në Australi në vitin 2015 erdhi më pak se një vit pasi debutoi për Iranin dhe shtyri Queirozin që ta krahasojë 20-vjeçarin me sulmuesin e famshëm holandez, Van Nistelrooy, shkruan Koha Ditore.
Me Iranin duke shpresuar që të kalojë fazën e grupeve në Botërorin në Rusi, pas katër turneve të kaluar të pasuksesshëm, Azmoun shihet si figurë lidere.
Duke rrjedhur nga një familje sportive, 23-vjeçari ka hequr dorë nga sporti i favorizuar i babait të tij volejbolli, për të nisur karrierë në futboll. Khalil Azmoun ka luajtur për përfaqësuesen e Iranit në volejboll dhe ka drejtuar disa skuadra lidere të vendit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)