Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Azmoun drejt Romës

Sulmuesi nga Irani, Sardar Azmoun pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Roma është pranë marrëveshjes me skuadrën e Zenitit për transferimin e Azmounit gjatë kësaj vere. Mësohet se për kartonin e Azmounit, skuadra e Romës ka ofruar rreth 20 milionë euro.

Sulmuesi 26-vjeçar është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Itali, pas tetë vjetësh nga kampionatin e Rusisë. Azmoun ka kontratë me Zenitin deri në verën e vitit të ardhshëm kurse sezonin e fundit ka shënuar 19 gola në 26 paraqitje.