Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin ofensiv të Zenitit, iranianin Sardar Azmoun.
Madje, mediumet italiane kanë raportuar se Juventusi tashmë ka nisur kontaktet me Zenitin për transferimin e 27-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Azmoun po shihet si zgjidhje e mirë dhe e lirë për Juventusin pasi kontrata e tij me ekipin nga Rusia i skadon në fund të sezonit. Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Serie A.
Për transferimin e Azmounit, Juventusi është i gatshëm të paguajë rreth dhjetë milionë euro. Azmoun këtë sezon ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asistime në 21 paraqitje për Zenitin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Rubin Kazani.