Sport

Irani i ofron Ronaldos SIM kartelë speciale për qasje të plotë në internet

Irani dëshiron t'i japë Cristiano Ronaldos dhe lojtarëve të tjerë të huaj të futbollit, të cilët së shpejti do të udhëtojnë në Teheran, një kartë të veçantë SIM që do t'u lejojë atyre të kenë qasje në internet pa kufizime – diçka që qytetarët iranianë nuk mund ta bëjnë – gjë që ka zemëruar disa në Iran.

Reza Darvish, presidenti i Persepolis FC, klubi i futbollit që do të përballet me Al-Nassr të Ronaldos në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë javën e ardhshme në Teheran, tha se disa njerëz “që duan të njollosin reputacionin tonë” u thonë futbollistëve të mos vijnë në Iran sepse nuk do të kenë qasje në internet pa kufizime. “Kam folur me kompaninë kryesore celulare ‘Irancell’ dhe i thashë se duam t'u japim lojtarëve dhe personelit karta SIM me internet të pakufizuar, në mënyrë që ata të mund ta përdorin atë që nga momenti kur hyjnë në Iran deri në momentin kur largohen”, tha ai.

Interneti në Iran është shumë i kufizuar, ku dhjetëra mijëra faqe interneti dhe të gjitha platformat kryesore globale të mesazheve dhe mediave sociale janë të bllokuara.

Kufizimet u rritën ndjeshëm vetëm pas mesit të shtatorit 2022, kur vdekja e Mahsa Amini në paraburgim policor shkaktoi protesta në të gjithë vendin që zgjatën me muaj. Në atë kohë, autoritetet argumentuan se platformat e huaja, të cilat nuk mund të mbikëqyren në vend, po përdoreshin për të rrezikuar sigurinë kombëtare të vendit. Në atë kohë u bllokuan edhe WhatsApp e Instagram, dy platformat