Sport

Irani ankohet në FIFA për ndryshimin e flamurit nga SHBA-ja

Federata e Futbollit të Iranit është ankuar te FIFA pas stema e Republikës Islamike u hoq nga flamuri i saj, në një postim në rrjetet sociale nga SHBA-ja, raportoi BBC-ja të dielën.

Para ndeshjes me Iranin, SHBA-ja hoqi simbolin e Iranit në grafikat e publikuara në Twitter, Facebook dhe Instagram.

Në reagim, SHBA-ja tha se vendosën të mos përdorin flamurin zyrtar të Iranit “për të treguar mbështetje për gratë në Iran që luftojnë për të drejtat themelore”. Irani njoftoi se i ka dërguar letër FIFA-s për shqetësimin në fjalë.

“Federata e Futbollit të Iranit i dërgoi një email FIFA-s për të kërkuar që ajo të lëshojë një paralajmërim serioz për federatën amerikane”, thuhet në reagimin e Iranit.

Një zëdhënës i futbollit të SHBA-së shtoi se postimet më pas janë zëvendësuar, por theksoi se SHBA-ja ende i mbështet gratë iraniane.