Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi i bindur se Interi do ta kalojë Porton

Simone Inzaghi

Trajneri, Simone Inzaghi, beson se skuadra e Interit do të avancojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në 1/8 e finales mund ta tejkalojë Porton.

Në fazën e parë të nokautit, Interi do të përballet me ekipin nga Portugalia, por Inzaghi është shprehur optimist para ndeshjeve që luhen vitin e ardhshëm. Ai ka thënë se Interi po rikthehet gradualisht në Champions, pasi edhe vitin e shkuar kishte avancuar përtej fazës së grupeve.

“Për vitin e dytë rresht do të luajmë në 1/8 e finales dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse Interi është rikthyer në Evropë.

Do të jenë dy ndeshje tejet interesante me Porton, ekip të cilin e respektojmë. Synimi ynë është të kalojmë tutje pasi duam të luajmë në çerekfinale. Nuk do të jetë lehtë, por besoj në ekipin tim”, ka thënë Inzaghi.