Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi do ta rinovojë kontratën me Interin

Trajneri Simone Inzaghi pritet ta rinovojë edhe për dy vjet kontratën me Interin pas triumfin në Superkupën e Italisë, ka shkruar të premten e përditshmja “Gazzetta dello Sport”.

Bëhet e ditur se krerët e Interit tashmë i kanë ofruar Inzaghit rinovimin e kontratës deri në vitin 2025 me dyfishim të pagës pas rezultateve të mira që ka pasur me ekipin.

45-vjeçari e mori Interin para fillimit të këtij sezoni dhe krahas triumfit në Superkupën e Italisë, Interi është edhe lider në Serie A.

Te Interi po duan ta blindojnë Inzaghin, i cili thuhet se tashmë është kontaktuar nga Manchester Unitedi dhe Atletico Madridi.

Artikuj të ngjashëm