Skuadra e Interit do ta ketë një mungesë të rëndësishme për ndeshjen finale të Superkupës së Italisë, që e luan kundër Milanit. “Tuttomercatoweb” ka njoftuar të martën se Interi do të jetë pa mesfushorin Hakan Calhanoglu.
Turku ka pësuar një lëndim të muskulit të këmbës në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Monzas, në të cilën Interi barazoi 2:2. Ai shkaku i dhimbjes u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 55-të dhe pritet të pauzojë të paktën për dy javë.
Finalja e Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Milanit, do të zhvillohet më datën 18 janar në Arabinë Saudite.
Artikuj të ngjashëm