Skuadra e Interit do të jetë pa mesfushorin Hakan Calhanoglu për disa javë, kanë raportuar të enjten mediumet italiane. Calhanoglu ka pësuar lëndim duke luajtur për Turqinë në ndeshjen kualifikuese kundër “Euro 2024”, kundër Kroacisë të martën.
Shkaku i lëndimit Calhanoglu e lëshoi fushën në minutën e 38-të për shkak të lëndimit të muskulit. E pas testeve të bëra më t’u kthyer tek Interi, është konfirmuar mungesa e tij për disa javë. Calhanoglu do t’i mungojë Interit në ndeshjet kampionale ndaj Fiorentinas e Salernitanas, si dhe në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë kundër Juventusit.
Mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për duelin e parë çerekfinal ndaj Benficas në Champions. 29-vjeçari këtë sezon ka 3 gola e 6 asistime për Interin në të gjitha garat.