Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi konfirmon mungesën e Calhanoglut

Hahan Calhanoglu nuk do të paraqitet për Interin në fundjavë. Klubi italian ka njoftuar se futbollisti turk do të mungojë për shkak të një lëndimi. Interi të dielën luan në udhëtim kundër Udineses, në kuadër të javës së shtatë të Serie A.

“Hakan Calhanoglu iu nënshkrua kontrollimeve mjekësore dhe u zbulua se ka një lëndim. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Reprezentuesi turk luajti 18 minutat e pjesës së parë të martën ndaj Viktoria Plzenit.

Calhanoglu 28-vjeçar iu bashkua Interit si lojtar i lirë nga Milani në vitin 2021, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm