Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interin s’e ndal as Roma, sigurt drejt titullit

Interi ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke mposhtur Romën 3:1 në “Giueseppe Meazza”. Për zikaltërit, kjo fitore i ngrit në vendin e parë dhe në pesë ndeshjet e fundit, kanë orarin më favorizues se dy ndjekësit, Milani dhe Napoli.

Interi nuk e diskutoi fitoren për asnjë moment. Shënoi në minutën e 30-të me Denzel Dumfries, ndërsa dyfishoi rezultatin dhjetë minuta më vonë me Marcelo Brozoviqin.

Për golin u tretë u përkujdes Lautaro Martinez në minutën e 52-të.

Roma shënoi golin e nderit në minutën e 85-të me Henrikh Mkhitaryan.

Interi është në pozitën e parë me 72 pikë. Ka një pikë më shumë se Milani dhe pesë më shumë se Napoli.

Milani luan nesër ndaj Lazios, por do të ketë një ndeshje më shumë se Interi.

Roma është e pesta me 58 pikë.

Artikuj të ngjashëm