Gazetarja italiane Marialuisa Jacobelli ka bërë një deklaratë të fuqishme ku sipas saj Interi ka futur ‘hundët’ te transferimi i Ronaldos te Juventus, duke ofruar Icardin në këmbim të portugezit.
Sipas saj Suning është pajtuar me këtë operacion dhe se Realit i është hedhur në tryezë si mundësi.
Ajo është shprehur se Juventus ka përparuar shumë për transferimin e Ronaldos, por Interi po tenton që të bëjë befasinë në fund.
Inter ka bërë edhe më parë befasi, mjafton të përmendim Ibrahimoviqin, i cili darkonte me Gallianin dhe në fund përfundoi në krahun tjetër.
Apo edhe Kongdobia i cili po pritej të transferohej te Milani dhe në fund nënshkroi me zikaltërit.

Artikuj të ngjashëm