Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi synon blerjen e yllit të Boca Juniorsit

Interi raportohet se është duke menduar transferimin e yllit të Boca Juniorsit, Cristian Pavon.

Calciomercato raporton se Interi ka filluar monitorimin e Pavonit pak ditë më parë, por në garë për të janë edhe Manchester City me Arsenalin.

Mesfushori 21-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 37 milionë eurove, derisa Interi pritet të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira të drejtorit teknik Walter Sabatini me Fernando Hidalgon, agjentin e lojtarit.