Skuadra e Interit ka arritur marrëveshje me mesfushorin Nicolo Barella, por po negocion me drejtuesit e Cagliarit për lirimin e tij, ka njoftuar të martën e përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport".
Mësohet se Barella 22-vjeçar, është pajtuar me një kontratë pesëvjeçare tek Interi dhe pagë vjetore mbi dy milionë euro, transmeton Koha Ditore.
Interi për transferimin e tij ka ofruar 35 milionë euro dëmshpërblim derisa Cagliari po insiston në kërkesën prej 50 milionë eurosh.
Barella tek Interi shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte.
Mesfushori defensiv në edicionin e fundit ka shënuar një gol dhe ka asistuar katër herë në 35 paraqitje në Serie A. Barella në fund të vitit të shkuar ka debutuar edhe me Italinë dhe deri më tani ka pesë paraqitje.