Skuadra e Interit edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me PSV Eindhovenit për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Denzel Dumfries.
Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Interi është pajtuar t’i paguajë ekipit holandez 12 milionë euro dëmshpërblim plus 2.5 milionë euro tjera në formë bonusesh.
Pasi marrëveshje është arritur, Dumfries pritet që gjatë kësaj jave t’i bashkohet skuadrës së Interit. 25-vjeçari ishte pjesë e Holandës në “Euro 2020” kurse te PSV Eindhoveni ka regjistruar 124 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 16 gola dhe asistuar 20 herë, prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Heerenveeni.