Skuadra e Real Madridit po interesohet për mbrojtësin e krahut të djathtë, holandezin Denzel Dumfries që është pjesë e Interit.
Reali po kërkon transferimin e 25-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Dumfries nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Interi këtë sezon. Ai iu bashkua Interit verën e shkuar nga PSV Eindhoveni për 16 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2025.
Për ta bindur Interin në lirimin e tij, Reali është i gatshëm të ofrojë rreth 25 milionë euro dëmshpërblim. Dumfries këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime në 20 paraqitje për Interin në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm