Interi po mendon të bëjë ofertë për transferimin e mbrojtësit anësor të Arsenalit, Hector Bellerin, shkruan “FCInterNews”, transmeton Koha.net.
Mbrojtësi anësor spanjoll po kërkohet nga disa klube evropiane. Arsenali është i gatshëm të dëgjojë ofertat për 25-vjeçarin.
Bellerin ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2023. Mbrojtësi i djathtë te klubi londinez gjendet që nga vera e vitit 2011, kur u transferua nga të rinjtë e Barcelonës.
Ai këtë stinor ka luajtur 16 ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol dhe asistuar dy tjera.
Artikuj të ngjashëm