Raportohet se Interi ka bërë një ofertë të majme për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.
23 vjeçari ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon, duke shënuar 26 gola dhe 7 asiste në këtë sezon, ndërsa ka klauzolë prej 100 milionë euro, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTuttosport raporton se Nerazzuri është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro dhe tre lojtarë për shërbimet e tij.
Interi për ta pasur në radhët e veta Belottin po i ofron Torinos Andrea Ranocchias, Davide Santonin dhe një lojtar tjetër emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Por, këtë ofertë raportohet se e ka refuzuar Torino.
Kjo lëvizje e Interit është bërë pasi nuk është e sigurt e ardhmja e Mauro Icardit, i cili mund të largohet drejt Spanjës.