Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Belottin

Skuadra e Arsenalit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Italisë, Andrea Belottin kanë raportuar të martën mediumet italiane.

Bëhet e ditur se Arsenali ka nisur kontaktet me agjentin e Belottit, të cilit i skadon kontratë me skuadrën e Torinos në fund të këtij edicioni. Belotti ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin italian dhe në verën e vitit të ardhshëm do të jetë futbollist i lirë. Megjithatë, Arsenali po shpreson ta sigurojë Belottin gjatë afatit kalimtar të janarit pasi është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.

Te Arsenali po e shohin Belottin si zëvendësim të duhur për francezin Alexandre Lacazette që do të largohet në janar. Belotti këtë edicion ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje në Serie A kurse interesim për kartonin e tij, kanë shfaqur edhe Interi, Milani e Roma.