Interi nuk e ka ndërmend ta shesë Romelu Lukakun ose Lautaro Martinezin gjatë afatit kalimtar të verës, njofton të martën “calciomercato”.
Interi mund të përfitoj 100 milionë euro në qershor nëse siguron titullin në Serie A, që do t’ia mundësonte të blinin edhe ndonjë lojtar të ri.
Por, Interi mund të përballet me oferta të majme për dy sulmuesit që kanë treguar paraqitje të mira këtë edicion.
Lukaku ka kontratë me Interin deri në vitin 2024, ndërsa Martinezi deri në vitin 2023. Ky i fundit ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar nëntë herë në të gjitha garat, kurse Lukaku ka realizuar 27 gola dhe ka kontribuar me tetë asistime.