Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martinez do të bëhet lojtari më i paguar në Serie A

Lautaro Martinez

Interi po e përgatit kontratën e re për sulmuesin dhe kapitenin Lautaro Martinez, dhe kjo do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Serie A.

Martinez aktualisht ka kontratë me “nerazzurrët” deri në vitin 2026.

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën se Interi do t’i ofrojë Martinezit 7 milionë euro pagë vjetore.

Martinez në 10 ndeshjet e para të edicionit aktual në të gjitha garat, ka realizuar 11 gola dhe ka kontribuuar me dy asistime.