Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi njofton për transferimin e Bisseckut

Interi ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit Yann Aurel Bisseck. Qendërmbrojtësi shtatlartë është transferuar nga Aarhusi i elitës së futbollit të Danimarkës për 7 milionë euro.

Gjermani i gjatë 196 centimetra është zhvilluar te të rinjtë e Koelnit, ndërsa ka bërë karrierë te disa skuadra, ani pse është vetëm 22-vjeçar.

Ai ka luajtur te Koelni, Roda në Holandë e Vitoria Guimaraesi në Portugali.

Bisseck ka nënshkruar kontratë me finalistin e Ligës së Kampionëve deri në vitin 2028. Bisseck ka qenë kapiten i Gjermanisë U21, por nuk ka arritur të gjejë rrugën për të dalë në ekipin e parë të Koelnit, qytetit të tij të lindjes.