Skuadra e Interit është duke punuar për t’i vazhduar kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë.
Sipas së përditshmes italiane, “Tuttsport”, krerët e klubit zikaltër kanë nisur tashmë bisedimet me lojtarët. I pari në listën e klubit për të vazhduar kontratën është sulmuesi Lautaro Martinez.
Klubi zikaltër tash e disa kohë është në bisedime me sulmuesin argjentinas, me të cilin thuhet se ka arritur marrëveshje.
Përveç Martinezit, klubi italian po synon t’i mbajë në skuadër edhe mesfushorët Nicolo Barella dhe Marcelo Brozoviq, si dhe mbrojtësin Stefan De Vrij.