Interi është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Divock Origini. Klubi italian synon të bëjë ofertë për Origin në afatin kalimtar të janarit, raporton “Il Corriere dello Sport”.
Origi shihet si kandidat për të luajtur në sulm me Romelu Lukakun. Të dy janë pjesë e përfaqësueses së Belgjikës.
Origi të dielën luajti ndeshjen e tretë këtë edicion dhe 25-vjeçari kërkon të luajë më tepër. Për këtë arsye mendon për të kaluar te ndonjë klub i ri në janar.
Kontrata e Origit me Liverpoolin skadon në qershor të vitit 2024. Vlera e tij në treg sillet në rreth 16 milionë euro.