Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi favorit për Origin

Ekipi i Interit mbetet favorit për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, belgut Divock Origi përcjellë “Calciomercato” të hënën.

Origi pritet të largohet nga Liverpooli gjatë këtij muaji për shkak të minutazhës së vogël dhe te Interi po shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit.

Origi këtë edicion ka një gol në tetë paraqitje për Liverpoolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Interi po insiston për huazimin e tij deri në fund të këtij sezoni kur edhe po synon blerjen e kartonit të Origit për 20 milionë euro.

Origi është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2014 kurse në dy raste ka qenë i huazuar te Lille, përkatësisht Wolfsburgu.