Interit i është dashur një gol në vazhdime nga zëvendësuesi Romelu Lukaku për ta mposhtur Fiorentinën 2:1 në Kupën e Italisë të mërkurën.
“Nerazzurrët” siguruan takimin me rivalin Milanin në çerekfinale. Alexis Sanchez ishte në formë të mirë në pjesën e parë dhe e qëlloi traversën nga afërsia, ndërsa më vonë u ndal në mënyrë të palejuar në zonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArturo Vidal i dha avantazhin Interit në minutën e 40-të nga pika e bardhë. Lautaro Martinez pati mundësi të arta për Interin por nuk realizoi. Rastet e humbura i kushtuan vizitorëve, pasi pranuan gol në minutën e 57-të nga Christian Kouame. Edhe Sanchezi nuk shënoi për Interin në kohën e rregullt, por Lukaku në minutën e 119-të me kokë, i dha avantazhin dhe fitoren skuadrës së tij.
Interi do të takohet me Milanin në raundin tjetër. Skuadra “rossonere” të martën mposhti Torinon në penallti.