Lautaro Martinez shënoi dy gola në fitoren bindëse të Interit ndaj Fiorentinas. Të dielën, Interi fitoi 4:0.
Marcus Thuram shënoi golin e parë në minutën e 23-të. Martinez shënoi për 2:0 në minutën e 53-të, ndërsa Hakan Çalhanoglu realizoi nga pika e bardhë në minutën e 58-të për 3:0.
Tjetër gol Martinez shënoi në minutën e 73-të. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e tretë të Serie A. Interi ka fituar tri ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me nëntë pikë. Ka shënuar tetë gola dhe nuk ka pësuar ende.