Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi në çerekfinale të Kupës së Italisë, mposht Parmën pas shtesave

Interi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi të martën mbrëma mposhti Parmën 2:1 në “Giuseppe Meazza”.

Por zikaltërit nuk e kishin të lehtë ashtu siç pritej me skuadrën që garon në Serie B.

Madje, Interi e gjeti veten në disavantazh në minutën e 38-të, kur Stanko Juriq realizoi për mysafirët.

Skuadra e Inzaghit e gjeti golin e barazimit dy minuta para fundit, kur Lautaro Martinez realizoi për 1:1.

Kualifikimin tutje, Interit ia siguroi mbrojtësi Francesco Acerbi në minutën e 110-të.

Edhe Interi lëshon pikë, barazon me Parman Futboll Interi lëshon pikë, barazon me Parman

Tek Interi, 120 minuta kompletoi mesfushori i talentuar i Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Në çerekfinale, Interi takohet me fituesin e ndeshjes Atalanta – Spezia.